Kamera kap predhën izraelite para dhe pas goditjes së një banese në Bejrut NULL NULL 16.11.2024 18:24 16.11.2024 18:24 Predha izraelite në një banesë në Bejrut. Foto: AP Fotografi të reja janë publikuar ku shihet momenti i goditjes dhe më pas edhe shpërthimi i një predhe izraelite në një bllok banesash në Bejrut. Ky bllok banesash ishte një prej pesë ndërtesave të shkatërruara nga sulmet ajrore vetëm të premten, raporton “Sky News”, transmeton Klankosova.tv. Izraeli ndërmori sulme ajrore në lagjet jugore të Bejrutit për të katërtën ditë me radhë të sulmeve intensive. Nuk është raportuar për viktima nga ky sulm i fundit. Një fotograf i “Associated Press” ka kapur një sërë imazhesh që shfaqin një predhë izraelite që i afrohet dhe e godet banesën në zonën Tayouneh të Bejrutit. /Klankosova.tv Predha izraelite në një banesë në Bejrut. Foto: AP Predha izraelite në një banesë në Bejrut. Foto: AP Predha izraelite në një banesë në Bejrut. Foto: AP Predha izraelite në një banesë në Bejrut. Foto: AP