Kamenicë, arrestohet një person për vjedhje gjatë korrikut dhe gushtit NULL NULL 01.09.2023 09:10 01.09.2023 09:10 Një person është arrestuar dje në Kamenicë për veprat penale “Vjedhje” dhe “Dëmtim i pasurisë”. Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova se i njëjti ka qenë i përfshirë së paku në tri raste të veprave penale, raste të cilat kanë ndodhur gjatë muajve korrik dhe gusht në qytetin e Kamenicës. Intervistimti i të dyshuarit është bërë në prezencë të avokatit mbrojtës, ndaj tij prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë./Klankosova.tv