Kaluan 40 orë në kanape për Krishtlindje NULL NULL 30.12.2017 23:00 30.12.2017 23:00 Sipas një studimi, një britanik mesatar ka kaluar në total 40 orë ulur në kanape këto Krishtlindje. Hulumtuesit zbuluan se britanikët kryesisht e kishin kaluar këtë festë në kanape duke ngrënë shumë, duke shikuar filma të James Bond-it, apo duke u grindur për lojëra që luhen me tablo. Po ashtu, mësohet se shumica janë 40% më pak aktivë gjatë kësaj kohe festive sa që janë në ditët e tjera. Hulumtimi i dy mijë të rriturve që festuan Krishtlindjet, u komisionua nga organizata bamirëse The Ramblers. Kjo erdhi si paraprijëse e mbajtjes së festivalit të përvitshëm “Festival of Winter Walks”, që do të ndodhë më 7 janar, 2018.