Kaltrinë Rrustemi, zgjodhi Kosovën në vend të Zvicrës për të krijuar art (VIDEO) NULL NULL 14.03.2023 15:20 14.03.2023 15:20 Kaltrinë Rrustemi, është krijuese në artet pamore dhe punimet e saj janë të ndryshme. Ajo është lindur e rritur në kurbet, por kohëve të fundit ka vendosur që krijimtarinë e saj artistike ta vazhdojë në Kosovë. Cdo gjë në jetën e saj rrethohet nga arti. Krahas punimeve personale ajo poashtu është e angazhuar në një prej institucioneve kulturore e artistike të Kosovës. Pavarësishtë se është lindur e rritur në Zvicërr, shpirti i gjenë rehati vetëm në Kosovë. Kosova është vendi ku ajo ndjenë lirinë e plotë dhe ku nuk ka nevojë të ndrydhë ndjenjat e veta për të u përshtatur me të tjerët. Jetesa e saj në mes Kosovës e Zvicrës ka bërë që ajo të vlerësojë lartë kulturën dhe shoqërinë Kosovare. Kaltrinë Rrustemi po bënë gati punime të ndryshme të cilat së shpejti pritet të publikohen në ekpsozitën e saj të parë këtu në Kosovë. Përveç skulpturës ajo është edhe piktore e talentuar si dhe në dimenzione tjera të artit pamorë.