Kalon Projektligji për Kontrollimin e Pasurisë (VIDEO) NULL NULL nga Haris Ademi 14.07.2022 21:01 nga Haris Ademi 14.07.2022 21:01 Nuk lejoi të dështojë sërish. Lëvizja Vetëvendosje të enjten arriti ta miratojë në parim projektligjin që i hap rrugë krijimit të Byrosë Shtetërore për Verifikim dhe Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme. 58 vota pro e 3 abstenime u mblodhën të enjten, pavarësisht insistimit të opozitës që nisma të kthehet, pasi bie ndesh me opinionet e Komisionit të Venecias, njofton Klan Kosova. Në anën tjetër, pushteti tha se i mbështet amendamentimet para leximit të dytë. Nga opozita pati edhe tjera propozime për nismat në drejtësi, që të votohen në pako. Kryeministri Albin Kurti nuk do pako, por kërkoi takim me të gjitha partitë për vettingun. Këtë ofertë deri tash e ka refuzuar Lidhja Demokratike, e cila debatin për vettingun dëshiron ta ruajë për në Kuvend. Shefi i qeverisë që u kthye nga qëndrimi nëntë ditor në Greqi, u përball edhe me kritika për shëndetësi e shëndetësi “Gjysmë milioni vaksinave u ka skaduar afati. Por afati po i skadon edhe Lëvizjes Vetëvendosje, edhe ty Albin”, u shpreh Floretë Zejnullahu nga PDK. Ndërsa deputetja e pushtetit, Fitore Pacolli, nuk u mor me qeverinë, por me mediet, që propozoi të mbikëqyren investimet në mediet më të mëdha, disa prej të cilave, sipas saj, po përdoren për shantazhe politike. Nuk dihet nëse këta janë mbikëqyrur nga Kurti, por deputetët e VV-së të enjten arritën ta bëjnë kuorumin për nisma që kishin dështuar në disa seanca radhazi, më herët. Por jo edhe te marrëveshja ndërkombëtare për ndihmë juridike me Zvicrën, për shkak se në votim nuk u bashkuan edhe ata të opozitës. Për këtë arsye, seanca u ndërpre.