Kallas: BE-ja ka filluar gradualisht t’i heq masat ndaj Kosovës NULL NULL 22.05.2025 16:57 22.05.2025 16:57 Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka mbërritur në Prishtinë para pak kohe, ndërsa iu është drejtuar mediave. Në fjalën e saj, Kallas njoftoi se BE-ja ka nisur heqjen graduale të masave ndaj Kosovës, të cilat vendit iu vendosën qershorin e vitit 2023. “Si shenjë e përkushtimit tonë, mund të njoftoj se BE-ja ka nisur heqjen graduale të masave të vendosura qershorin e vitit 2023. Vendimi hap derën për mundësi më të mëdha për zhvillimin e Kosovës dhe për lidhje më të forta me BE-në”, tha zyrtarja e lartë e BE-së, raporton Klankosova.tv. Por, ajo tha se heqja e këtyre masave është e kushtëzuar me situatën në veri, veçmas me deeskalimin. “Por është i kushtëzuar me deeskalimin të qëndrueshëm në veri. Mbyllja e strukturave të mbështetura nga Serbia në veri cenon përpjekjet drejt deeskalimit. Kosova ka bërë progres të dukshëm në forcimin e institucioneve demokratike viteve të fundit dhe misioni ynë i EULEX-it vazhdon të mbështesë sundimin e ligjit në Kosovë. Por sërish, korniza aktuale politike dhe ngërçi po e frenon Kosovën”, deklaroi Kallas. Ndër të tjera, shefja e diplomacisë evropiane inkurajoi udhëheqësit politikë që të bashkëpunojnë për të ardhmen e Kosovës. “Formimi i parlamentit dhe qeverisë së re është qenësore për stabilitetin, rritjen dhe të ardhmen evropiane të Kosovës. Inkurajoj të gjithë aktorët politik që të bashkëpunojnë mes vete dhe me komunitetet që përfaqësohen në Kosovë. BE-ja është e gatshme të ju mbështesë, por liderët politikë duhet t’i lënë anash dallimet dhe ta prioritizojnë të ardhmen e Kosovës”, deklaroi Kallas nga Prishtina. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Kemi borxhe të trashëguara, s'po mundemi...”: “Uniteti” në Mitrovicë i kundërpërgjigjet akuzave të punëtorit (VIDEO) 15/07/2025
Kosova Punime pa leje e kontejnerë përballë shtëpive? Banorët e Veternikut ndihen nën presion (VIDEO) 15/07/2025
Kosova Barduani foli me të Dërguarën Speciale të Britanisë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe dialogun 15/07/2025