Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kalendari Pirelli, provë se intelegjenca është seksi

NULL NULL
05.12.2015 21:10

Këtë vit edicioni i kalendarit ikonik, Prielli, do të jetë shumë ndryshe nga herët e tjera.

Kalendari Pirelli për vitin 2016, nuk do të jetë i mbushur me gra lakuriq që njihen vetëm për shkak të pamjes së tyre, transmeton Klan Kosova.

Muajt e vitit 2016 do të jenë të mbushura me 12 gra të cilat kanë arritur të njihen falë talentit dhe punës së tyre.

Këtë vit ky kalendar ka vendosur që të tregoj për gra që kanë lënë shenjë në shoqëri.

Ky projekt është drejtuar nga fotografja Annie Leibovitz, dhe është viti i parë që puna e këtij kalendari drejtohet nga një grua.

Në këtë projekt janë përfshirë gra si, Yoko Ono, Patti Smith, Serena William, Amy Schumer, Agnes Gund Kathleen Kennedy, Shirin Neshat dhe Tavi Gevinson.

Shumica e fotografive që kanë realizuar këto gra janë të realizuara në atë mënyrë që vëmendja nuk shkon tek trupi i tyre.

Përpos fotografisë së komedianes Amy Schumer, ku shihet e ulur në një karrike të lartë ndërsa ka të veshur vetëm një palë brekë dhe një palë take.

Schumer ka në dorë një filxhan kafe dhe nga shikimi i saj mund të duket sikurse thotë “Um, a mund të të ndihmoj?”.

Këto 12 gra janë provë e gjallë që inteligjenca është seksi dhe se gratë nuk kanë nevojë të zhvishen për të tërhequr vëmendjen.

pirelli11

pirelli6

pirelli5

pirelli4

pirelli3

pirelli2

lajme të ngjashme