Kajtazi: Lënda e Vjosa Osmanit në Gjykatën Kushtetuese do të shpallet e papranueshme (VIDEO) NULL NULL 23.07.2025 21:44 23.07.2025 21:44 Analisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se lënda e presidentes Vjosa Osmani në Gjykatën Kushtetuese do të shpallet e papranueshme. Kajtazi tha se arsye për këtë është që Kushtetuesja nuk pranon pyetje, përcjell Klankosova.tv. “I ka dërguar pyetje, në 2015-tën Gjykata Kushtetuese ka thënë “nuk përgjigjemi më në pyetje, sepse nuk jemi organ këshillues”. “Rrjedhimisht, Gjykata Kushtetuese këtë lëndë e shpallë të papranueshme. Unë publikisht këtu po u them që kjo lënd shpallet e papranueshme, sepse nuk pranon më pyetje, e dyta, zonja Osmani po kërkon sqarime për një konflikt institucionesh, sepse Kuvendi i Kosovës po thotë po i cenon të drejtat Kushtetuese të mijat dhe të Qeverisë”. “Në rastin konkret, këtu nuk ka konflikt fare dhe presidentja nuk është palë në procedurë”, u shpreh tutje Kajtazi./Klankosova.tv