Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kaia Gerber shpallet Modelja e Vitit (FOTO)

NULL NULL
11.12.2018 14:21

Kaia Gerber, vajza e supermodelës Cindy Crawford, është kurorëzuar Modelja e Vitit në eventin vjetor të Fashion Awards 2018.

Kaia është bërë modelja më e re që nderohet me këtë çmim.

Supermodelja u përball me konkurrente të forta si Adut Akech, Adwoa Aboah, Bella Hadid dhe Winnie Harlow për të marrë në shtëpi çmimin prestigjioz.

Kjo është një arritje e pabesueshme për adoleshenten që filloi modelimin shtatorin e kaluar, vetëm 4 ditë pas ditëlindjes së saj të 16-të.

Ajo bëri debutimin e saj në shfaqjen e modës së Calvin Klein pranverë/verë të vitit 2019, gjatë Javës së Modës në New York.

 

 

lajme të ngjashme