Kafshohet në fytyrë nga gjarpri teksa hap derën (VIDEO) NULL NULL 09.05.2019 20:41 09.05.2019 20:41 Veprimi i thjeshtë i hapjes së derës u shndërrua në një moment të tmerrshëm për një njeri në Oklahoma, kur një gjarpër u hodh nga llamba ndriçuese e shtëpisë së mikut të tij dhe e kafshoi në fytyrë. E gjithë kjo skenë është kapur nga videokamera e vendosur në derë. Pas këtij akti, Jerel Heywood dëgjohet se si e thërret shokun e tij për ta dërguar në spital, ku stafi mjekësor më vonë konstatoi se gjarpri nuk ishte helmues. “Nuk kam qepje, fatmirësisht, por më pastruan shumë mirë”, i tha ai kanalit CNN. “Jam me antibiotikë”. Po ashtu është bërë e ditur se gjarprin në vendngjarje e vrau një fqinj me çekiç.