Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kafshët sfilojnë në pasarelë për Krishtilindje në Lima (VIDEO)

NULL NULL
20.12.2021 10:01

Dhjetëra kafshë shtëpiake të veshur me kostume festive të Krishtlindjeve morën pjesë në konkursin e këtij viti të “Pet Noel 2021” në Lima.

Qentë ishin të veshur si babagjyshi i vitit të ri dhe si babadimëresha, derisa sfilonin në pistën që ishte e vendosur në një park në Lima.

Pronarët e kafshëve shtëpiake dhe publikuar që ishin prezent, ishin të mbushur me krenari.

Saida Melgarejo, njëra nga pronaret e kafshëve, ka thënë se qentë e saj për të janë si engjëj në tokë.

Gjithsej 25 kafshë shtëpiake morën pjesë në “Navipets 2021” të organizuar nga Komuna e Limës në nder të festës së Krishtlindjes.

Diana Ramos, veterinare dhe zëdhënëse për Komunën e Limës, tha se ngjarja gjithashtu ofroi shërbime veterinare për kafshët që kishin nevojë për të.

lajme të ngjashme