“Kafsha e çmendur po shkatërrohet”, Trump sulmon sërish Smithin NULL NULL 22.01.2026 19:30 22.01.2026 19:30 Donald Trump - Reuters Ndërsa Jack Smith po dëshmon në Washington, presidenti i ShBA-së Donald Trump, i cili po kthehet nga udhëtimi i tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duket se po vëzhgon. “Jack Smith po shkatërrohet para Kongresit”, ka shkruar Trump në një postim në TruthSocial, transmeton Klankosova.tv. “Ai shkatërroi shumë jetë nën maskën e legjitimitetit. Jack Smith është një kafshë e çmendur, të cilit nuk duhet t’i lejohet të ushtrojë profesionin e avokatit. Nëse do të ishte republikan, licenca do t’i hiqej, dhe shumë më keq! Shpresojmë që Prokurori i Përgjithshëm po shqyrton atë që ka bërë, duke përfshirë disa nga dëshmitarët e korruptuar dhe të pandershëm që ai po përpiqej të përdorte në çështjen e tij kundër meje. E gjithë kjo ishte një MASHTRIM i Demokratëve – Ata duhet të paguajnë një çmim të madh për atë që e kanë bërë vendin tonë!”, ka shkruar ai. Smith: Trumpi kërkoi mënyra për të qëndruar në pushtet pas zgjedhjeve të vitit 2020