Kadrijaj: VV ta tregojë më herët emrin për kandidat të kryetarit të Kuvendit NULL NULL 22.08.2025 11:17 22.08.2025 11:17 Shefja e Grupit Parlamentar e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se nuk kanë informacion se kush mund të propozohet për kryetar/e të Kuvendit. Ajo shton se VV-ja duhet t’ua lë hapësirën që të konsultohen para se të propozohet kandidati për kryeperlamnetar/e, transmeton Klankosova.tv. “Nuk po mundemi me e kuptu këtë proces jotransparent. Ne duhet të dimë se kush propozohet që të konsultohemi si parti. Po çuditem se çfarë po ndodh”, tha ajo.