Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Veseli: Kur e vërteta e Kosovës cenzurohej gjithandej, Rexhepagiqi e prezantoi atë në media të botës

NULL NULL
16.04.2020 14:02

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të artistes Violeta Rexhepagiqi.

Në një dedikim përmes Facebook-ut, Veseli thotë se vdekja e parakohshme e artistes Rexhepagiqi, e bën edhe më të dhimbshme ikjen e saj nga kjo botë, njofton Klan Kosova.

”Vdekja e parakohshme e artistes Violeta Rexhepagiqi e bën edhe më të dhembshëm largimin e saj. Violeta kishte filluar të merrej me muzikë qysh në fëmijëri. Origjinaliteti, kreativiteti dhe guximi, janë vetëm disa nga cilësimet e profilit të saj artistik shumë kompleks e avangardë.

Me artin e saj si kompozitore, këngëtare dhe shkruese e teksteve, ajo la gjurmë shumë të rëndësishme e në kohëra shumë të vështira. Edhe si gazetare ajo e prezantoj të vërtetën e Kosovës në media të ndryshme të botës, kur tek ne e vërteta censurohej gjithandej. E kam njohur edhe personalisht si gazetare shumë profesioniste, të drejtë e të përkushtuar.

Ngushëllime familjes, fansave të saj dhe artdashësve”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.