Kadri Veseli e pranon humbjen: PDK kalon në opozitë NULL NULL 06.10.2019 22:53 06.10.2019 22:53 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, njëherit kandidat i kësaj partie për Kryeministër të Kosovës, ka pranuar se subjekti që ai drejton nuk ka arritur të dalë fituese e zgjedhjeve të sotme. Veseli ka thënë se qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe këtë e pranojnë, njofton Klan Kosova. ”Së bashku me PDK-në kemi punuar që t’i fitojmë këto zgjedhje, por nuk fituam. Qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë”. ”PDK do të kalojë në opozitë, por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombit dhe shtetit”. ”Ju jam shumë falënderues dhe mirënjohës”. ”Anëtarëve të PDK-së ju them ndjehuni krenarë me punën tuaj sepse edhe unë ndjehem shumë krenar me ju”. ”Kemi bërë një punë të madhe dhe besimi ynë tek ju është i palëkundur”. ”Ju duhet të besoni dhe të punoni çdo ditë për një Kosovë më të mirë. Ne nuk do ndalemi asnjëherë, ne së bashku do të vazhdojmë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 15 orë më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 17 orë më parë