Kaçaniku për ligjet për mbrojtjen e konsumatorëve: Fyell që nuk bën muzikë (VIDEO) NULL NULL 18.03.2023 18:37 18.03.2023 18:37 Foto: Arkiv Ligjet vetëm në letër janë të pamjaftueshme për të mbrojtur të drejtat e konsumatorit. Kështu vlerëson Selatin Kaçaniku nga organizata “Konsumatori”, i cili ka thënë se 365 ditët e një viti janë të pamjaftueshme për këtë kauzë. “Nëse kam një fyell në dorë dhe nuk dëgjohet, çfarë vlerë ka ai fyell? Nuk bëjnë ‘muzikë'[Ligjet], nuk bëjnë ‘melodi’, nuk na ndihmojnë ta udhëheqim ‘vallen’”, është shprehur Kaçaniku në emisionin e ekonomisë, Portofol në Klan Kosova FM. “Zbatueshmëria e ligjeve në Kosovë është nën 40 përqind”. Më tej ai ka theksuar se si shkak i kësaj moszbatueshmërie, tregu destabilizohet. “Kemi ndërhyrje edhe me valuta të tjera, nuk menaxhohet me tërë territorin, për të qenë treg. Kemi probleme që nuk fliten sepse dikush nuk ka ‘kaçik’, kapacitet”. Ligjet për të cilat ka folur Kaçaniku, janë Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës, Ligji për Markat Tregtare, Ligji për Inspektimet për të cilat ka folur Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari në “Javën për Mbrojtjen e Konsumatorit”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi LBK: Vendimi i Gjykatës, hap i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të ekonomisë vendore 24/06/2025
Ekonomi Pak orë pasi Izraeli sulmoi Iranin, çmimi i Bitcoinit ra për 3.1% në 24 orët e fundit 13/06/2025