Motomiting në Kaçanik për nder të Betejës së Brigadës 162 “Agim Bajrami” të UÇK-së (VIDEO) NULL NULL 12.04.2026 10:01 12.04.2026 10:01 Në palestrën e sporteve në Kaçanik është mbajtur një motomiting në nder të betejës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Brigada 162 “Agim Bajrami”. Më 9 prill 1999, në Kaçanik dhe zonat përreth janë zhvilluar luftime të ashpra, ku kanë rënë shumë dëshmorë në luftën për çlirimin e Kosovës. Në kuadër të këtij aktiviteti, do të organizohet edhe një motomiting argëtues dhe sfidues në terrenet malore të qytetit, nga Klubi Enduro Kaçanik për pilotë të kategorive ATV, Buggy dhe Cros. /Klankosova.tv