Kabul: Pamje nga shpërthimi i granatës në stadium, ku mbetën dy të vdekur (VIDEO) NULL NULL 30.07.2022 17:02 30.07.2022 17:02 Dy persona kanë mbetur të vdekur pas shpërthimit të granatës, në stadiumin kryesor të kriketit në Kabul, gjatë një ndeshje që po luhej. Shpërthimi ndodhi në turmë, ndërsa spektatorët shikonin një ndeshje midis dy skuadrave nga liga lokale e kriketit Shpageza, tha Bordi i Kriketit Afgan (ACB), transmeton Klankosova.tv. “Shpërthimi ndodhi për shkak të një granate, dy janë vrarë dhe disa nga bashkatdhetarët tanë janë plagosur”, tha të shtunën zëdhënësi i policisë së Kabulit Khalid Zadran. “Ndeshja u ndal për një kohë. Pas pastrimit të zonës ndeshja rifilloi”, tha Zadran për Reuters. Kriketi është një sport jashtëzakonisht popullor në Afganistan, me ekipin kombëtar të vendit që vazhdon të ecë mirë në skenën ndërkombëtare pavarësisht burimeve të kufizuara dhe paqëndrueshmërisë në vend. Një numër afganësh renditen ndër lojtarët më të mirë në botë.