Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Juventusi shpreh interesim për Parteyn

NULL NULL
18.11.2023 13:56
partey

Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për lojtarin e Arsenalit, Thomas Partey.

Ish-kampionët e Serie A, po shikojnë për një huazim të mundur në afatin kalimtar të janarit për mesfushorin e lënduar.

Ganezi është përballur me lëndime të shumta në sezonin aktual dhe ka arritur të luajë vetëm 341 minuta në fushë për “Topçinjtë”.

Paraqitja e tij e fundit për klubin ishte më 8 tetor kundër Manchester Cityt, ku ai doli nga pankina dhe luajti për vetëm 15 minuta, shkruan Goal.Com, transmeton KlanKosova.tv.

30-vjeçari është pjesë e Arsenalit që nga viti 2020, kur erdhi nga skuadra e Atletico Madridit për 50 milionë euro. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme