Juventusi s’befasohet nga Sampdoria NULL NULL 12.03.2023 23:26 12.03.2023 23:26 Juventusi e mposhti Sampdorian, me rezultat 4-2, në kuadër të javë së 26-të në Serie A. Golin e parë në ndeshje e shënoi Gleison Bremer, në minutën e 11’. Nuk vonoi shumë dhe erdhi goli i dytë nga Adrien Rabiot. Por mysafirët arritën ta barazonin rezultatin. Fillimisht realizoi në minutën e 31’, Tommaso Augello, në minutën e 31’. Vetëm një minutë më vonë Filip Djuricic, barazoi shifrat 2-2. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Juventusi u kthye në lojë, pas Rabiot shënoi golin e tretë dhe të dytin personal në ndeshje. Në sekondat e fundit të ndeshjes, Matias Soule vulosi fitoren e Juventusit. Juventusi pas fitores renditet në vendin e shtatë me 38 pikë, pas 26 ndeshjeve. /Klankosova.tv.