Juventusi fiton ndaj Genoas dhe i afrohet zonës së Championsit NULL NULL 06.04.2026 19:59 06.04.2026 19:59 Juventusi ka shënuar një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Genoas në kuadër të xhiros së 31-të në Serie A, duke vazhduar garën e fortë për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. “Zonja e Vjetër” e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë, ku realizuan Bremer dhe Weston McKennie, duke i dhënë epërsi të sigurt ekipit bardhezi, transmeton Klankosova.tv. Genoa pati një mundësi të artë për t’u rikthyer në lojë rreth 15 minuta para fundit, por penalltia e Martin u ndal nga portieri Michele Di Gregorio, i cili ishte vendimtar në ruajtjen e rezultatit. Me këtë fitore, Juventusi i afrohet në vetëm një pikë Comos në garën për vendin e katërt, që siguron pjesëmarrjen në Champions League. Në xhiron e ardhshme, Juventusi do të përballet me një sfidë shumë të vështirë në udhëtim ndaj Atalantës, që gjithashtu synon një vend në top 4, ndërsa Genoa do të presë Sassuolon.