Juventusi arkëton tri pikë të rëndësishme NULL NULL 02.11.2024 19:56 02.11.2024 19:56 Juventus mposht Udinesen, 2 nëntor, 2024. Foto: Juventus FC Pas dy barazimeve radhazi, Juventusi arriti një fitore të rëndësishme kundër Udineses. Një autogol në minutën 19’ nga portieri Maduka Okoye dhe një gol nga mbrojtësi Nicolo Savona (37’), i mjaftuan Bianconerëve që të marrin tri pikët e plota nga kjo ndeshje. Juve aktualisht gjendet në pozitën e tretë me 21 pikë, 4 larg Napolit që mban kreun, dhe baras me Interin. Udinese ndërkaq zë vendin e shtatë në Serie A, me 16 pikë nga 11 xhiro. /Klankosova.tv