Juventus me mungesa serioze sonte ndaj Stuttgartit NULL NULL 22.10.2024 17:47 22.10.2024 17:47 Qendërmbrojtësi brazilian, Bremer, do të vazhdojë t’i mungojë Juventusit. Lëndimi i tij, sikurse edhe i polakut, Arkadiusz Milik, nuk e kanë shqetësuar megjjithatë trajnerin, Thiago Motta, i cili sonte në Ligën e Kampionëve ndaj Stuttgartit duhet të luaj edhe pa portierin, Michele Di Gregorio, pasi në duelin e parë të këtij kompeticioni, u ndëshkua me karton të kuq kundër një tjetër skuadre gjermane, Leipzig. Në pikëpyetje mbeten edhe Nicolas Gonzalez dhe Teun Koopmeiners, që nuk janë rikuperuar ende 100%, njofton Klankosova.tv. Skuadra italiane në këtë duel hyn pas fitores në kampionatin italian, ku e mposhti Lazion me rezultat 1-0. Nga ana tjetër, “Die Roten” u deklasuan 4-0 në xhiron e fundit të Bundesligës nga Bayern Munchen. Juventus – Stuttgart transmetohet direkt në kanalin Sport 3 të platformës gjigante, Art Motion, me fillim në orën 20:45.