Juventus dhe Milan, gati për të arritur një marreveshje shkëmbimi NULL NULL 11.01.2026 20:30 11.01.2026 20:30 Sipas raportimeve të “Tuttosport”, Juventus dhe Milan janë pranë zyrtarizimit të një shkëmbimi mes tyre, i cili po konsiderohet si një operacion interesant për të dyja palët. Ideja për këtë marrëveshje ka marrë formë pas një takimi të zhvilluar ditën e premte, ku morën pjesë trajneri Luciano Spalletti, drejtori ekzekutiv Damien Comolli dhe drejtori i ri sportiv, Marco Ottolini. Bardhezinjtë janë të gatshëm të heqin dorë nga Federico Gatti, një profil që vlerësohet shumë nga Max Allegri, me synimin për të përforcuar repartin e mbrojtjes. Në këmbim, Juventusi kërkon mesfushorin Ruben Loftus-Cheek. Anglezit më herët i ishte hapur rruga për një transferim drejt Lazios, por situata ka ndryshuar dhe tani 29-vjeçari shihet pranë kalimit në Torino. Më parë ishte diskutuar edhe një shkëmbim i drejtpërdrejtë mes dy mbrojtësve, me Koni De Winter që do të kalonte nga Milan te Juventus, në këmbim të Gattit. Megjithatë, bardhezinjtë nuk kanë qenë të bindur për qendërmbrojtësin belg. Alternativa më e re mbetet shkëmbimi mes Ruben Loftus-Cheek dhe Federico Gatti, një operacion që mund të marrë formë përfundimtare brenda javës së ardhshme.