Juveja e blen përfundimisht Kalulun nga Milani NULL NULL 04.06.2025 19:11 04.06.2025 19:11 Juventus e ka aktivizuar klauzolën e blerjes prej 14 milionë eurosh për mbrojtësin francez Pierre Kalulu, duke e bërë transferimin e tij të përhershëm nga AC Milan. Kalulu, i cili ishte në huazim te Juventus, e ka bindur klubin me paraqitjet e tij dhe do ta vazhdojë karrierën në Torino. Dokumentet janë gati, dhe marrëveshja është e mbyllur, shkruan gazetari Fabrizio Romano.