Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Justin Bieber qan sërish në publik, ngushëllohet nga bashkëshortja

NULL NULL
02.11.2018 19:30

Ai është parë i emocionuar në vende publike, disa herë në muajt e fundit.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe të dielën pasi Bieber është parë duke qajtur në një bar në Orlando të Floridës derisa bashkëshortja e tij Hailey Baldwin shihet pranë tij duke e ngushëlluar.

Këngëtari 24 vjeçar është fotografuar duke e mbajtur kokën me duar derisa modelja 21 vjeçare shihet e ulur përballë tij, duke i qëndruar pranë.

Sipas një burimi, në kafenenë ku çifti ishin ulur, të gjithë njerëzit e tjerë të pranishëm janë larguar nga ekipi i sigurimit të Bieber.

Sipas të njëjtit burim, këngëtari kanadez ka provuar t’i fshehë lotët me ndihmën e një kapele bejsbolli.

Kjo në fakt nuk është hera e parë që këngëtari i njohur është parë kaq emocional.

Kjo nuk është hera e parë që Justin është bërë kaq emocional.

Në muajin korrik, ai është parë duke mbajtur një libër për vetë-ndihmë lidhur me kompleksitetin dhe përkushtimin e martesës, vetëm pak javë pasi është parë duke qajtur në public.

Duke shpjeguar gjithë këtë situatë që u përfol se ka të bëjë me probleme mes çiftit, Bieber i tha TMZ se “njeriu ka ditë të mira dhe të këqija”.

Madje, ai edhe në një moment të caktuar, shihet duke e tundur librin para një fotografi duke thënë “kjo” duke iu referuar faktit se pse ai dhe Hailey janë kaq të nevrikosur.

“Nuk është martesë e vërtetë, nëse nuk ka ditë të këqija”, ka shtuar ai.

Çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni sekrete në muajin shtator.

Por një burim i afërt me çiftin ka thënë se qasja e ndryshme ndaj karrierave respektive, ka bërë që çifti të ketë debate.

Bieber duket se nuk është gati të regjistrojë muzikë të re, duke dashur vetëm të kalojë kohë me Hailey, derisa bashkëshortja e tij 21 vjeçare është e gatshme për më shumë angazhime në punë.

 

lajme të ngjashme