Jusaj: Me largimin e akcizës nafta mundë të dal 1.45 euro (VIDEO) NULL NULL 30.03.2026 19:53 30.03.2026 19:53 Rritja e çmimit të naftës e cila po prekë ndjeshëm xhepin e qytetarëve ishte tema kryesore që u trajtua në emisionin DPT te Fidani. Presidenti i Komunitetit të Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane Shkëlzen Jusaj, deklaroi në Klan Kosova se me largimin e akcizë nafta në Kosovë mund të dal 1.45 euro. Jusaj theksoi se rritja e çmimt të naftës ka ndikuar tek të gjitha bizneset duke rritur shpenzimet. “Kufizimi i profitit dhe pamundësia për me pasë një profit prej 12 centë e ka ulur profitin e bizneseve të naftës dhe gjithashtu bjen konsumi në këto raste”, u shpreh ai në Klan Kosova. Ditëve të fundit çmimi i naftës në Kosovë ka shkuar deri në 1.80 euro për litër. Ndiqni deklarimin e plotë: