Judo në Artmotion vjen edhe me një Grand Slam, këtë herë në Antalia NULL NULL nga Arbon Flugaj 01.04.2021 11:27 nga Arbon Flugaj 01.04.2021 11:27 Shumëllojshmëria e sporteve që transmetohen në platformën numër një në vend dhe garat për medalje vazhdojnë edhe këtë javë. Pas Grand Slamëve të Tashkentit dhe Tbilisit tani vjen edhe Grand Slam I Antalias në të cilën marrin pjesë më së shumti garues. Kjo super ngjarje nga bota e xhudos zhvillohet të enjtën, premten dhe të shtunën me blloqet finale që mund t’i ndiçni në kanalet sportive të Artmotion. Këtë herë mungojnë xhudistët kosovar të cilët fituan medalje në garat e kaluara, por një shqiptar megjithatë do të jetë prezent. Indrit Cullhaj do të synoj medaljen dhe pikët olimpike teksa përfaqëson shqipërinë në këtë kompeticion. Lufta për medalje pritet të jetë super e zjarrtë, pasi që jemi edhe duke i’u afruar lojrave olimpike andaj çdo duel do të jetë si një finale në vete dhe nuk duhet humbur asesi. ORARI I PLOTË I GARËS: E enjte, 16:00 Judo: Grand Slam Antalia – Blloku Final (Dita 1) ART SPORT 2 E premte, 16:00 Judo: Grand Slam Antalia – Blloku Final (Dita 2) ART SPORT 2 E shtune, 16:00 Judo: Grand Slam Antalia – Blloku Final (Dita 3) PRIME/ Kanali nr.15