Jude Bellingham shpjegon se çfarë do të thotë poza që mori pasi shënoi ndaj Serbisë NULL NULL 17.06.2024 13:20 17.06.2024 13:20 Pasi Jude Bellingham shënoi golin e fitores kundër Serbisë në një fitore 1-0 në “Euro 2024” në Gelsenkirchen të dielën, ai dhe Trent Alexander-Arnold i Liverpool festuan golin me një pozë unike, shkruan Klankosova.tv Pas ndeshjes, për BBC, transmeton Klankosova.tv, Bellingham ka shpjeguar se çfarë kuptimi kishte poza. “Kur luajmë Wolf, një nga stafi [fotografi i ekipit anglez, Eddie Keogh] mban gjithmonë fytyrën e tij kur nuk e ka idenë se çfarë po ndodh. Pra, kjo ishte një festë e vogël për lojtarët pjesëmarrës në lojën Wolf”, shpjegoi Bellingham. Çfarë është Wolf dhe luhet? Ujku, është një lojë letrash që kërkon të paktën shtatë lojtarë të cilët do të marrin role si ‘fshatarë’ dhe ‘ujqër’. Premisa bazë e lojës është që ujqërit të përpiqen të hanë fshatarët pa u kapur, dhe që fshatarët të përpiqen të mbijetojnë – ndërsa kapin ujqërit në flagrancë. Ujku zhvillohet në një seri raundesh dhe çdo raund ka dy faza – ditën dhe natën. Loja fillon gjatë fazës së natës, me lojtarin që zgjidhet si moderator, duke u kërkuar ujqërve të zgjedhin një viktimë. Ekziston edhe një ‘doktor’, i cili lejohet të shpëtojë një person, dhe një ‘shikues’, i cili mund të bëjë një hamendësim se kush mendojnë se është ujku. Gjatë fazës së ditës, lojtarët diskutojnë se kush mendojnë se është ujku (mashtruesi), dhe më pas votohet. Lojtari me më shumë vota më pas vritet dhe faza e natës fillon përsëri, transmeton Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.