Jude Bellingham, heroi i Real Madridit NULL NULL 19.08.2023 21:41 19.08.2023 21:41 Real Madridi e ka mposhtur me rezultat 3-1, skuadrën e Almerias. I sapoardhuri Jude Bellingham ishte protagonisti i ndeshjes me dy gola dhe me një asistim. Almeria ishte skuadra e parë që kaloi në avantazh në ndeshje. Sergio Arribas shënoi për 1-0 në minutën e 3 të takimit. Bellingham barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 19 të ndeshjes. Anglezi e shënoi golin e dytë personal në ndeshje për 2-1, në minutën e 60-të. Kurse për rezultatin përfundimtar të ndeshjes u kujdes Vinicius Junior pas një asistimi nga Bellingham.