“Ju kam thënë që s’keni me u rritë” – Peci tregon se çka ju tha liderëve opozitarë (VIDEO) NULL NULL 06.01.2026 18:52 06.01.2026 18:52 Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka ndarë një diskutim që kishte pasur me liderët e partive politike në lidhje me datën e zgjedhjeve. Në “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Peci rrëfeu se u kishte thënë atyre se me qasjen që kishin pasur prej 15 prillit, nuk do të kishin mundësi të fitonin asnjë votë më shumë. “Po e ndaj me ty një pjesë të diskutimit që e kam pas me liderët e partive politike, kur jemi ul me diskutu për çështjen e datës së zgjedhjeve . Iu kam thanë që jam i bindun që me këtë qasje që e keni pas prej 15 prillit deri këndej, iu kam thënë s’po iu them as para kamerave, ju kam thanë që s’keni me rrit asnjë votë. Iu kam thanë: Mbane mend çka po iu them, ju çka jeni lider të partive opozitare, asnjë votë më shumë sesa në shkurt s’keni me marrë, na kena me marrë më shumë”, tha Peci. Peçi tregoi gjithashtu se pas këtyre fjalëve, në zyrë ka pasur të qeshura nga pjesëmarrësit. Ndiqeni videon për më shumë detaje:/Klankosova.tv