Jorganë “mësimdhënës” për fëmijët NULL NULL 10.08.2015 19:39 10.08.2015 19:39 Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dalë në shitje jorganë për fëmijë që do i ndihmojnë ata në mësimet e para në gjeologji sa herë që shkojnë për të fjetur. Jorganët shumëngjyrësh tregojnë shtresat e ndryshme të tokës. Edhe nëse janë shumë të vegjël për t’i lexuar, fëmijët mund të krijojnë një ide nga ngjyrat se planeti ynë është i përbërë nga shumë materiale. Ndërkohë, në pjesën e sipërme jorgani ka të vizatuar yjësitë në mënyrë që fëmijët të marrin mësime edhe nga astronomia.