Jordan Henderson rikthehet në Premier League, por jo te Liverpooli NULL NULL 12.07.2025 19:35 12.07.2025 19:35 Ish-kapiteni i Liverpoolit dhe përfaqësuesi i Anglisë, Jordan Henderson, ka arritur marrëveshje për t’u bashkuar me Brentford-in për dy vjet, pas përfundimit të kontratës me Ajaxin më 9 në korrik të këtij viti. Mesfushori 35-vjeçar pritet të nënshkruajë pas një testi mjekësor ditëve të ardhshme, ndërsa zyrtarizimi mund të vonohet për t’ia dhënë respektin e duhur memories së shokut të tij Diogo Jota. Hendersoni do të punojë nën drejtimin e trajnerit të ri Keith Andrews dhe do të bashkohet me ish-shokun e Liverpoolit, Caoimhin Kelleher në skuadër. Transferimi i tij shihet si zëvendësim i Christian Nørgaardit, kapitenit të larguar, dhe të sjellë në skuadër përvojë e lidership të çmuar në prag të Botërorit 2026.