Jones i kërkon shtetësinë ruse Putinit NULL NULL 21.08.2015 10:33 21.08.2015 10:33 Roy Jones Jr., një nga boksierët më të mëdhenj në histori, i ka kërkuar Vladimir Putinit shtetësinë ruse. Boksieri amerikan, Roy Jones Jr., konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë në histori të sportit. Stili i tij jo i zakonshëm – zakonisht bokson me duar poshtë, ose prapa shpinës, duke i sfiduar kundërshtarët që të sulmojnë pastaj shmanget dhe godet duke shfrytëzuar shpejtësinë – ishte dërrmues. Jones që ka fituar 62 ndeshje, nga të cilat 45 me nokaut, dhe humbur 8 të tilla në karrierën e tij, është bërë mik me një tjetër “të fortë” – Presindentin e Rusisë, Vladimir Putin. Jones për momentin është në Krime, gadishullin e aneksuar nga Putini vitin e shkuar, i ftuar si mysafir special në një show boksi të quajtur The Battle of Mount Gasfort. Sipas mediave ruse, Putin dhe Jones janë takuar shkurtaz, duke i lënë përshtypje njëri-tjetrit. Videoja e takimit të tyre gjendet më poshtë, dhe ia vlen të shikohet.