Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jon Stewart largohet nga Daily Show

NULL NULL
06.08.2015 20:17
FILE - This Nov. 30, 2011 file photo shows television host Jon Stewart during a taping of "The Daily Show with Jon Stewart" in New York. The 18th edition of "Bartlett's Familiar Quotations," has just been released, the first for the electronic age and a chance to take in some of the new faces, events and catchphrases of the past 10 years. General editor Geoffrey O'Brien says he has expanded upon the trend set by his predecessor, Justin Kaplan, of incorporating popular culture into an anthology once known for classical citations. Shakespeare and the Bible still reign, but room also has been made for Steve Jobs, Madonna and Michael Moore, Justin Timberlake and Jon Stewart. (AP Photo/Brad Barket, file)

Jon Stewart largohet nga Daily Show

Emisioni i fundit i emisionit “The Daily Show”, paraqiti para publikut një Jon Stewart shumë sentimental.

Ai kishte qenë nikoqiri i këtij emisioni për 16 vjet me radhë, duke u ofruar audiencës së tij pa fund të qeshura me humorin e sofistikuar.

Amerikani Stewart njihet si komedian satirik, duke u përfshirë edhe në ngjarjet politike të SHBA-ve dhe duke iu thurur parodi edhe politikanëve.

Të ftuar në studion e tij, ai kishte pasur qindra mysafirë, personalitete me ndikim në fusha të ndryshme, e sidomos nga politika.  Jon Stewart e kishte udhëhequr emisionin e orëve të vona që nga vitin 1999.

Emisioni i Daily Show i drejtuar nga Stewart, kishte fituar 18 çmime Emmy.

Tash e tutje, drejtimin e emisionit të cilit i dha famë të jashtëzakonshme Jon Stewart, do ta ketë Trevor Noah, i cili tash e tutje do të ketë një detyrë të rëndësishme, ta ruajë famën e ta vazhdojë suksesin e paraardhësit të tij.

Trevor Noah

lajme të ngjashme