Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Johnny Depp thotë se Amber Heard kishte ngjyrosur plagë false për ta akuzuar atë

NULL NULL
21.05.2019 09:02

Johnny Depp ka akuzuar ish-gruan e tij, Amber Heard, se ka vizatuar plagë false në fytyrën e saj për të fabrikuar pretendimet se ai ka ushtruar dhunë ndaj saj. Depp pretendon se ai ishte viktima e vërtetë e abuzimit në martesën e tyre të trazuar.

Aktori ka folur për herë të parë për akuzat nga Heard, duke deklaruar në një dosje të gjykatës se pretendimet e saj që e sulmoi dhe abuzoi vazhdimisht janë “kategorikisht të rreme”, njofton Klan Kosova.

Depp, madje thotë se plagët e Heard kur shkoi në një gjykatë të LA për të marrë urdhër kufizues kundër tij pasi marrëdhënia e tyre përfundoi ishin falsifikuar dhe ngjyrosur.

“Unë do të vazhdoj t’i mohoj ata për pjesën tjetër të jetës sime. Unë kurrë nuk kam abuzuar me zonjën Heard apo ndonjë grua tjetër “, tha Depp.

 

lajme të ngjashme