John Travolta tregon pse u bë tullac NULL NULL 05.02.2019 23:00 05.02.2019 23:00 Të gjithëve po u pëlqen pamja e re e John Travolta që tashmë është tullac. Aktori 64 vjeçar në një intervistë për ET, në Super Bowl në Atlanta, ka treguar se ai është motivuar nga miku i tij, reperi Pitbull – që gjithashtu është tullac – për të rruajtur flokët e tij. “Ai është një nga personat që më ka inspiruar, pa dyshim. Megjithatë unë e kisha bërë një gjë të tillë edhe më herët, vite më parë, për filmin “From Paris with Love””, ka thënë Travolta. Aktori ka thënë se ai nuk e kishte menduar asnjëherë që ta mbante këtë pamje, transmeton Klan Kosova. “Familja më tha ‘pse nuk e rruan kokën për Vitin e Ri?’ dhe unë më pas e postova në Instagram. Rrjeti u çmend, u bë virale më shumë se sa unë prisja dhe u bë kryelajm në mediat rozë – vendosa që ta bëj një gjë të tillë”, ka thënë tutje ai në këtë intervistë. View this post on Instagram I hope everyone had a great New Year! A post shared by John Travolta (@johntravolta) on Jan 6, 2019 at 3:08pm PST