Jo më kozmetikë punëdore NULL NULL 01.05.2015 18:08 01.05.2015 18:08 Agjensioni Federal i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndaluar prodhimin artizanal të produkteve të kozmetikës siç janë sapunët e bërë në kushte shtëpiake. Ky rregull është propozuar nga Senatorja e Distriktit të Kalifornisë Dianne Feinstein dhe Senatorja Susan Collins. Feinstein nuk ka propozuar që të largohen plotësisht elementet kimike që mund të konsiderohen si të rrezikshme për shëndetin nga produktet e kozmetikës, por ka kërkuar që të ketë një sistem testimi rregullues dhe paralajmërues nga kompanitë prodhuese. Ajo për më tepër mendon se këto produkte të dëmshme për shëndetin në mënyrë magjike shndërrohen si të sigurta për përdorim kur aplikohen nga sallonet profesionale të kozmetikës ose qendrave SPA. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.