21:44, 23 Tetor 2019

ZëvendësKryeminsitri i Parë i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli tha në studion e lajmeve në Ora News se problemi që pengoi hapjen e negociatave për Shqipërinë duhet zgjidhur këtu.

Sipas tij, tashmë dëmi ka ndodhur dhe ajo që duhet parë është zgjidhja e problemeve.

“Unë besoj se dëmi ka ndodhur. Nuk duhet të merremi për shkaqet, por duhet të punojmë ne këtu shumë më tepër dhe këtu mes nesh ta shohim ku është zgjidhja. Kemi shumë gjera që duhet ti zgjidhim këtu. Me zgjidhjen e këtyre problemeve miqtë tanë nuk do ngurojnë të shtrijnë dorën dhe të ndihmojnë edhe Kosovën edhe Shqipërinë. Nëse ne jemi të padëgjueshëm dhe nuk zbatojmë rekomandimet do të jetë e vështirë për miqtë tanë të na ndihmojnë në proceset integruese”, tha Pacolli.

Edhe për Kosovën Pacolli tha se duhet të ketë më shumë bashkëpunim rajonal.

“Edhe Kosova duhet të jetë një vend që duhet të ketë një bashkëpunim më të madh me rajonin. Duhet të trajtojë problemet dhe të jetë e dëgjueshme edhe ndaj miqve tradicional. Unë e di dhe e kam parë gjatë punës së këtyre dy viteve që distancimi nga miqtë tanë tradicionale është një humnerë për ne dhe kurrsesi një rrugëdalje. Unë shpresoj se zgjidhjen do ta gjejmë këtu, do punojmë më tepër. Duhet të punojmë për qytetarët”, u shpreh Pacolli.

Konkurs Pune

Lexo më shumë