Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jackson ka 20 këngë të papublikuara

NULL NULL
25.07.2015 11:03

Edhe pse ka gjashtë vite që ka ndërruar jetë, këngë të reja të mbretit të popit, Micheal Jackon do të lansohen në të ardhmen.

Kjo natyrisht që është një lajm shumë i mirë për të gjithë fansat e muzikës së tij, transmeton Klan Kosova.

Ish inxhinieri i Micheal Jackson, Michael Durham Prince, ka pranuar se në kompjuterin e tij ka 20 këngë të papërfunduara të mbretit të popit.

Durham Prince, ka punuar me Jackson që prej vitit 1995 deri në vitin 2009 ku ai ndërroi jetë.

“Në kompjuterin tim kam 20 këngë të palansuara të Michael, por të gjitha janë të papërfunduara.

“Unë nuk e kam të drejtën autoriale për momentin që këngëve t’u vendosë titull ose që të u’a lejojë njerëzve që t’i dëgjojnë”, është shprehur ai.

Ai beson se do të ketë një album të mbretit në një të ardhme mirëpo për momentin ai po mendon që çdo gjashtë muaj të lansohet një këngë prej 20 sish që janë në kompjuterin e tij.

2ACBF53100000578-3173120-image-m-1_1437738090765

lajme të ngjashme