Jimmy Kimmel, prezantues i Oscars për të tretën herë NULL NULL 07.11.2022 17:19 07.11.2022 17:19 Jimmy Kimmel do të jetë prezantues i ngjarjes më të madhe të Hollivudit, për të tretën herë. Kimmel mori drejtimin e Oscars në vitin 2017 dhe 2018. Në një deklaratë të publikuar në Deadline, Kimmel tha: “Të jesh i ftuar për të organizuar Oscars për herë të tretë është një nder i madh ose një kurth. Sido që të jetë, i jam mirënjohës akademisë që më pyeti kaq shpejt pasi të gjithë të mirët thanë jo”. Oscars 2023 do të zhvillohet më 12 mars.