Jim Belushi në Shqipëri, fotografohet me një nënë që shet perime NULL NULL 20.10.2022 09:25 20.10.2022 09:25 Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi ka ardhur në Shqipëri, ku e ka bërë vetë të ditur përmes disa fotove që ka publikuar në rrjetet sociale. Ai ka publikuar foto në rrugët e Tiranës, ku në një prej tyre shihet pranë një gruaje, nënë, që po shiste fruta dhe perime. Në një foto tjetër ai shihet duke pozuar vetëm, ku mbrapa tij në mur shkruhej Fu*k shteti. “Në rrugë”, shkruan aktori në mbishkrimin e fotove. Në një foto tjetër ai shihet me mikun e tij në sheshin Skënderbej dhe shkruan: Chris dhe unë e duam këtë vend!/tvklan