Jevtiq flet për investimin 50 milionësh të Serbisë në Kosovë NULL NULL 30.10.2018 16:54 30.10.2018 16:54 Nënkryetari i Listës Serbe Dalibor Jevtiq falënderoi të gjithë ata që mbështetën nismën e Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për t’i ndihmuar serbët në Kosovë për të përmirësuar ekonominë, bujqësinë dhe arsimin e tyre. Pas seancës së Qeverisë së Serbisë, ku morën pjesë përfaqësuesit e serbëve nga Kosova ai tha gjithashtu se është shumë e rëndësishme porosia nga kjo seancw e Qeverisw dhe të gjitha institucionet ofrojnë mbështetje të plotë për popullin serb në Kosovë. Kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq pas takimit njoftoi se 50 milionë euro shtesë do të investohen në 18 muajt e ardhshëm në Kosovë.