Jevtiq: BE do kërkojë përgjegjësi nga Kosova për Asociacionin NULL NULL 11/11/2015 11/11/2015 Dalibor Jevtiq, Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se pezullimi i marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, është përpjekje e kosovarëve për të vonuar zbatimin e marrëveshjes, shkruan B92, transmeton Klan Kosova. Ai theksoi se kjo do të ndikojë keq në kthimin e serbëve në Kosovë. Duke rikujtuar se garant për zbatimin e marrëveshjes është Bashkimi Europian dhe komuniteti ndërkombëtar, dhe shumë shpejt ata do të reagojnë nëse nuk zbatohet e respektohet marrëveshja për të cilën palët janë dakorduar në Bruksel. “Kjo çështje mbi të gjitha ka të bëjë me besimin që ne po përpiqemi ta ndërtojmë që tash e sa vjet. Për atë që është rënë dakord, tani do të duhej të hynte në fuqi dhe shtyrja e zbatimit të marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe është shumë e rëndësishme për popullin serb në Kosovë”. Ndër të tjerash ai ka shtuar se Asociacioni i Komunave Serbe shihej si mundësi për kthimin e personave të zhvendosur në Kosovë.
Kosova Detaje rreth shembjes te Kërrshi i Dudës në rrugën Mitrovicë-Leposaviq (FOTO) 8 minuta më parë
Kosova Lushaku - Sadriu, Muratit: Ministria e Financave ka realizuar vetëm 1 për qind të investimeve kapitale 10 minuta më parë