Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jetoi vetëm 74 minuta, u bë dhuruesja më e re e organeve në Britani

NULL NULL
02.12.2015 15:25
Pas 74minutash jetesë, kjo foshnje u bë edhe donatorja më e re organesh në Britani

Një vajzë e porsalindur e cila u pagëzua me emrin Hope, vdiq vetëm pas 74minutash jetesë, por kjo nuk është e gjitha kjo foshnje u bë edhe donatorja më e re organesh në regjistrat në Britani.

Emma Lee dhe burri i saj Dreë, pyetën nëse donin të ndërprisnin shtatëzëninë për një nga binjaket e tyre, pasi skanimet treguan se ajo vuante nga një sëmundje e pashërueshme, transmeton Klan Kosova.
Por që të dy edhe pse e dinin se ajo do të vdiste menjëherë pas lindjes, cifti nuk pranuan që të abortonin foshnjën për arsyen se ajo mund të shpëtonte jetë të tjera.

Ndërsa javën e kaluar pak më shumë se një orë pasi ajo dhe vëllai i saj lindën, Hope vdiq në mënyrë paqësore në krahët e nënës së saj, ndërkaq prindërit e saj vendosën që veshkat dhe qelizat e mëlçisë të dhurohen për dikë që ka nevojë, transmeton Klan Kosova.

Tani Emma dhe Drew, janë kthyer në shtëpi me shpresë se një ditë vëllai i vogëlushes së ndjerë do të i bëjë krenar për nder të motrës së tij e cila arriti të jetonte vetëm 74 minuta.

Çifti u frymëzua nga historia e Teddy Houlston, që dhuroi organe në vitin e kaluar pavarësisht jetesës për vetëm 100 minuta.
Ndërkaq nëna Emma, 32 vjecare për vajzën e saj tashmë të ndjerën foshnje tha se ajo tashmë është duke i dhuruar dikujt jetë e është duke jetuar brenda dikujt tjetër edhe pse dhimbjen e ka lënë tek ne, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme