Jeta e Demi Lovatos pas rehabilitimit ka ndryshuar NULL NULL 06.11.2018 16:30 06.11.2018 16:30 Demi Lovato është duke u përpjekur që të rimarrë veten. Sipas një burimi, këngëtarja e hitit “Sober” po i përmbahet trajtimit të saj mjekësor, pas një overdoze në shtëpinë e saj në Los Angeles, në muajin korrik. “Demi është e lumtur dhe e shëndetshme, pas problemeve me overdozën. 90 ditët e saj në rehabilitim e kanë ndryshuar jetën e saj për të mirë”. “Ajo dëshiron megjithatë të jetë jashtë rehabilitimit. Ajo e ka një trajner që i ndihmon të qëndrojë esëll dhe një sistem mbështetës lidhur me këtë”, ka thënë ky burim, transmeton Klan Kosova. I njëjti burim ka shtuar se përpjekjet e këngëtares për të qëndruar esëll, larg alkoolit, e kanë bërë atë që rimendojë të gjitha shprehitë e saj. “Demi vuan që një kohë të gjatë me varësinë ndaj alkoolit, prandaj familja dhe miqtë e saj nuk mund të ishin më krenar me gjithë arritjet e saj në këtë pjesë”. “Ky proces ka qenë shumë fitimprurës për Demin, në shumë mënyra. Ajo nuk ka larguar vetëm toksinat e alkoolit dhe është esëll, por ajo tashmë ka një stil jetese shumë më ndryshe, më të shëndetshëm”. “Ajo është përkushtuar për një jetë të shëndetshme duke u përpjekur që të rrijë me njerëz që ndjekin këtë stil jetës. Ajo e meriton një partner që do ta mbështesë në këtë lloj jete, në ndërkohë që familja dhe miqtë e saj po e mbështesin”. Këto detaje lidhur me jetën e Demi Lovatos arrijnë pak ditë pasi 26 vjeçarja është parë duke darkuar me dizajnerin e rrobave, Henry Levy.