Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jerusalemi merr pamje të bardhë pas reshjeve të rralla të borës (VIDEO)

NULL NULL
27.01.2022 11:53

Banorët në Jerusalem u zgjuan të enjten nga një batanije dëbore që mbuloi disa nga vendet më ikonike të qytetit.

Çatitë e lashta të qytetit të vjetër ishin bërë të bardhë dhe xhamia e artë Dome of the Rock ishte “pluhurosur” në dëborë.

Kryqet e kishave me tufa të bardha dhe minaret e xhamive ngriheshin drejt qiellit gri.

Një stuhi dimërore ka goditur Mesdheun lindor, duke sjellë shira të dendur dhe erë në Lindjen e Mesme.

Kujtojmë se në Jerusalem bora bie rrallë.

lajme të ngjashme