Jeremiq për ujdinë e Ohrit: Kjo tradhti mund të parandalohet vetëm me referendum NULL NULL 19.03.2023 11:12 19.03.2023 11:12 Ish-kryediplomati serb, Vuk Jeremiq ka drejtuar kritika ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për dakordimin e arritur me Kosovën mbrëmë në Ohër të Maqedonisë së Veriut. “Kjo është shumë serioze. Në Bruksel u pranua parimi i barazisë sovrane të Serbisë dhe Kosovës, si dhe anëtarësimi i Prishtinës në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Tani plani i zbatimit është pranuar, siç thotë Borrell, ” në plotëni”. “Kjo tradhti e lartë mund të parandalohet vetëm me referendum”, shkruan ai në rrjetet sociale, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 05/07/2025