Jep dorëheqje trajneri i Gjilanit Gentian Mezani NULL NULL 30.11.2020 15:41 30.11.2020 15:41 Ka dhënë dorëheqjen trajneri i Gjilanit Gentian Mezanit. Dorëheqja e Mezanit erdhi pas mbledhjes së kryesisë së klubit. “Pas ndeshjes derbi të zhvilluar dje, sot kryesia e klubit mbajti takim së bashku edhe me trajnerin Gentjan Mezani, ku u analizua rrjedha e deritanishme e kampionatit. Pas insistimit të trajnerit kryesia e klubit pranoi dorëheqjen e ofruar nga Gentjan Mezani, i cili edhe në periudhen kur mungoi për shkaqe familjare, kishte ofruar dorëheqje por që nuk ishte pranuar”. Aktualisht Gjilani gjendet në vendin e katërt në Superligën e Kosovës në futboll me gjashtë fitore, pesë barazime dhe tre humbje. Postimi i plotë: Pas ndeshjes derbi të zhvilluar dje, sot kryesia e klubit mbajti takim së bashku edhe me trajnerin Gentjan Mezani, ku u analizua rrjedha e deritanishme e kampionatit. Pas insistimit të trajnerit kryesia e klubit pranoi dorëheqjen e ofruar nga Gentjan Mezani, i cili edhe në periudhen kur mungoi për shkaqe familjare, kishte ofruar dorëheqje por që nuk ishte pranuar. SC Gjilani e falemnderon shumë trajnerin Mezani për punën dhe rezultatet e arritura së bashku në kampionatin e kaluar. Klubi i dëshiron suksese në karrierë Gentjan Mezanit. Ekipin në ndeshjet në vazhdim do ta udhëheq Drejtori Sportiv Sallah Sherifi. SC Gjilani Gjilan 30 Nëntor