Jep dorëheqje kryeministri holandez NULL NULL 03.06.2025 16:33 03.06.2025 16:33 Kryeministri holandez, Dick Schoof tha të martën se qeveria e tij e koalicionit do të bëhet një administratë kalimtare pasi ligjvënësi i ekstremit të djathtë, Geert Wilders tërhoqi ministrat e tij nga kabineti për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth migracionit. Schoof tha se do t’i ofronte mbretit holandez dorëheqjen e ministrave nga Partia për Liri e Wilders. Ai u tha gazetarëve se ai dhe ministrat e tjerë do të qëndrojnë në detyrë përkohësisht. Vendimi do të thotë që Holanda do të ketë një qeveri të përkohshme kur do të presë samitin e liderëve të NATO-s pas tre javësh, shkruan The Washington Post, transmeton Klankosova.tv Nuk është caktuar ende një datë për zgjedhje të reja, por ka gjasa që zgjedhjet atje të mbahen para vjeshtës. /Klankosova.tv